Në këtë forum, janë parashtruar shumë diskutime me ngjarjet traumatike që aktivistët e të drejtave të njeriut dëshmojnë ose përjetojnë dhe problemet e shëndetit mendor që mund të pasojnë nga këto ngjarje. E megjithatë shumë pak njerëz flasin për përfitimet që rrjedhin nga aktivizmi i tyre - një ndjenjë qëllimi, një identitet i fortë, një qëllim i përbashkët, një komunitet. Në disa raste, puna e të drejtave të njeriut mund të çojë në stres dhe traumë. Por në raste të tjera, si rasti im, ajo ka qenë thellësisht terapeutike.
Kur isha adoleshent, supozohej të kaloja kohë me miqtë, duke luajtur futboll dhe duke folur për vajzat. Në vend të kësaj, shpesh e gjeja veten pas një bunkeri të Luftës së Parë Botërore në qytetin tim Pogradec, në Shqipëri, duke u fshehur nga miqtë e mi, familja ime dhe bota.
Me kalimin e kohës, sidoqoftë, ngadalë fillova të kuptoja më mirë se kush isha, dola nga bunkeri, derisa më në fund e njoha veten.